
GJERMANI- Gjeorgjia ka bërë surprizën në ndeshjet e fundit të fazës së grupeve, duke mposhtur Portugalinë me rezultatin 2-0. Kvaratskhelia në minutën e dytë dhe Mikautadze në të 57-ën vulosën suksesin befasues për gjeorgjianët, që u ngjitën në vendin e tretë me 4 pikë dhe siguruan kalimin në turin tjetër si pjesë e skuadrave të treta më të mira.
Triumfoi edhe Turqia me rezultatin 2-1 ndaj Republikës Çeke, duke siguruar vendin e dytë në grup dhe kalimin në fazën e 1/8-ave, ku do të përballet me Austrinë.
Pas këtyre sfidave, ka përfunduar edhe faza e grupeve, duke u përcaktuar edhe 8 çiftet e fazës së 1/8-ave, të cilat janë si më poshtë:
Spanja – Gjeorgjia
Gjermania – Danimarka
Portugalia – Sllovenia
Franca – Belgjika
Rumania – Holanda
Austria – Turqia
Anglia – Sllovakia
Zvicra – Italia
Kampionati Europian do të ndërpritet për dy ditë, për t’u rikthyer sërish të shtunën me dy sfidat e para të fazës së 1/8-ave, ku do të përcaktohen edhs çerekfinalistet e para. Italia me Zvicrën premton një përballje të vështirë dhe me shumë spektakël, njësoj si dhe sfida ndërmjet Francës dhe Belgjikës./ZËRI