
Julian Nagelsmann
BERLIN- Julian Nagelsmann është emëruar si trajner i Gjermanisë deri në Euro 2024, duke zëvendësuar Hansi Flick. Lajmin e dha Federata Gjermane e Futbollit (DFB). Gjermania ndau rrugët me Flick këtë muaj, një ditë pas humbjes 4-1 në shtëpi ndaj Japonisë në një miqësore.
Nagelsmann ka qenë pa punë që nga shkarkimi i tij nga Bayern Munich në mars. 36-vjeçari, i cili më parë drejtoi Leipzig dhe Hoffenheim, fitoi Bundesligën 2021-2022 me Bayernin, ku pasoi Flick. Ai është trajneri më i ri i Gjermanisë që kur 34-vjeçari Otto Nerz u emërua në pankinën e Panzerave në vitin 1926./Zëri.ai
Poll