
KOSOVË – Big Brother Kosova vazhdon që të prodhojë situata dhe debate, që kanë tërhequr vëmendje të madhe për publikun. Situata të ndryshme ndodhin në shtëpinë më të famshme në Kosovë për çdo ditë.
Gjatë mbrëmjes, kur ishte edhe darka e të nominuarve, pjesëmarrëse ishte edhe Linda Halimi. Asaj iu shtrua pyetja se në prime ka mohuar se është biseksuale, ndërsa në biseda me banorët ka thënë se nuk është. “Unë kam eksploruar përpara se të martohem. Unë i pëlqej femrat dhe burri im e di këtë. E kam pasur një të dashur bukuroshe nga Prishtina”, ka thënë Halimi.
Debatet mbi biseksualitetin në Kosovë erdhën, pasi më parë në shtëpinë e BBK ishte ngacmuar Santiana, duke i thënë se pëlqen femrat. Pas kësaj, Linda Halimi ka pranuar se përpara se të martohej, ka qenë e lidhur me një femër./ZËRI/