
MAL I ZI- Shqiptarët në qytetin e Rozhajës në Malin e Zi do të ketë mundësi të mësojë gjuhën shqipe. Tashmë 23 nxënës do shkojnë në një shkollë ku mësimi do të jetë vetëm në gjuhën shqipe.
Kryeministri Dritan Abazoviç ka qenë sot në përurimin e shkollës dhe ka evidentuar faktin se aty do mësohet shqip.
Abazoviç po ashtu deklaroi se punimet për rikonstruktimin e shkollës, ku vijojnë mësimet 23 nxënës kanë kushtuar rreth 250,000 euro.
“Së bashku me Ministrin e Arsimit Miomir Vojinoviq po hapim një shkollë të rikonstruktuar në Rozhajë, IP ShF Dacaj. Kemi të bëjmë me shkollën e vetme në Rozhajë që mban mësim në gjuhën shqipe. Punimet kapin vlerën e rreth 250,000 eurove, kurse në shkollë vijojnë mësimet 23 nxënës”, shkruan Abazoviç në Instagram.
PAMJET NGA INAGURIMI I SHKOLLËS: