
TIRANË- Debatet dhe tensionet duket se këtë mbrëmje do t'ja lënë vendin batutave dhe skenave komike. Të paktën këtë "shije" të lë plani i fundit i Heidit dhe Eglës. Aktorja po mendon të improvizojë një debat me Julin, ku thotë se do të thyejë edhe pjata për ta bërë situatën më dramatike. Heidi e mbështet në këtë ide, teksa të dyja qeshin dhe imitojnë njëra-tjetrën.
Biseda e plotë në videon më poshtë:
Vieë this post on Instagram
Kujtojmë se një ditë më parë, situata në shtëpinë më të famshme doli jashtë kontrollit në momentin kur Sara u përpoq të futej në tualet bashkë me Françeskën, me qëllim që të dyja të dilnin në nominim. Në shtëpi mbërriti një "Zarf i Zi" ku thuhej se televotimi i së martës do të anulohej dhe se masat për situatën do të zbuloheshin gjatë spektaklit./ZËRI