
HOLLYWOOD- Është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare David Lynch, një nga regjisorët me ndikim për filmat dhe shfaqjet televizive unike duke përfshirë “Blue Velvet” dhe “Twin Peaks”. Lajmi është konfirmuar përmes faqes së tij zyrtare në Facebook nga familja e tij.
“Me keqardhje të thellë ne, familja e tij, njoftojmë ndarjen nga jeta të njeriut dhe artistit, David Lynch. Ne kërkojmë privatësi në këtë kohë. Ka një boshllëk të madh në botë tani që ai nuk është më me ne. Por, siç do të thoshte dhe ai: ‘Shih petullën dhe jo vrimën’”, shkruhej në njoftimin e bërë nga familja e tij.
Shkaku i vdekjes nuk është bërë ende i ditur. Karriera kinematografike e Lynch-it pothuajse 50-vjeçare u dallua nga një seri filmash të veçantë, shumë të stilizuar, që shpesh shfaqin situata surreale, afate kohore të fragmentuara dhe elementë të mbinatyrshëm.
Atij iu dha çmimi Luani i Artë për arritje të përjetshme në Festivalin e Filmit në Venecia në vitin 2006 dhe një Oscar nderi në 2019 për “një jetë me arritje artistike”. Ai ishte gjithashtu katër herë i nominuar për Oscar, duke përfshirë tre herë për regjinë më të mirë për “Elephant Man” të viteve 1980, “Blue Velvet” të 1986 dhe “Mulholland Drive” nga 2001. /ZËRI