Qytetërim

Humbja e finales kushton shumë! Gareth Southgate nuk është më trajner i Anglisë, pasuesit e mundshëm

Gareth Southgate largohet nga Anglia, pas 8 viteve nën drejtimin e "tre luanëve"

E.K
Humbja e finales kushton shumë! Gareth Southgate nuk është
gareth southgate

ANGLI- Gareth Southgate nuk është më trajner i Anglisë. Përmes një njoftimi zyrtarë, federate britanike ka konfirmuar se trajneri 53-vjeçar nuk do të jetë më trajneri i “Tre Luanëve”. Në 8 vitet që drejtoi kombëtaren angleze, Southgate e dërgoi dy herë në finalet e Kampionatit Europian Anglinë, por pa arritur që të marrë trofeun.

Pas finales së 2021 ku Italia fitoi pas goditjes së 11-metërshave, edhe ndaj Spanjës të dielën skuadra e Southgate u mund 2-1 në kohën e rregullt. Kritikat për paraqitjen e Anglisë në këtë Europian ishin të shumta, ndonëse skuadra shkoi deri në finale.

Drejtuesit dhe trajneri kanë pasur një takim dhe është marrë vendimi për të ndërprerë bashkëpunimin, e tashmë do të nisë një projekt i ri. 53-vjeçari e ka drejtuar 102 ndeshje, duke marrë 64 fitore, 20 barazime dhe 18 humbje. Southgate punonte në Federatën Angleze që nga viti 2011, fillimisht si drejtor i akademisë e më pas si trajner i skuadrës së 21-vjeçarëve para se të merrte drejtimin e ekipit të parë në vitin 2016.

Krahas dy finaleve të humbura në kampionatet europiane, Southgate e udhëhoqi Anglinë dhe në gjysmëfinalet e botërorit të 2018. Trajneri i ri pritet që të caktohet brenda pak javëve, pasi Anglia do të nisë përgatitjet për ndeshjet e Ligës së Kombeve, që do të nisin në shtator.

Por kush mund ta zëvendësojë atë, nëse ai merr vendimin për t’u larguar? Epo “SunSport” ka gati shtatë kandidatë të mundshëm që mund ta zëvendësojnë shefin e “Tre Luanëve”.

GRAHAM POTER

Poter ka qenë pa punë që kur u largua nga Çelsi në prill 2023. Ish-trajneri i Bluve është kontaktuar nga Lion, Ajaks dhe Lesitër para disa muajsh, por ka refuzuar çdo propozim. Dhe tani Majkëll Ouen e ka sugjeruar të jetë trajneri i ardhshëm i Anglisë. Ouen i tha “CSGOLuck”: “Nuk ka një kandidat të shquar për të marrë drejtimin nëse Sauthgejt largohet. Unë personalisht jam i mendimit se duhet t’i përmbahemi një trajneri anglez, kjo është ajo që ka të bëjë futbolli ndërkombëtar. Në fakt, unë do të shkoja aq larg sa të thosha se duhet të ketë një ndryshim rregulli. Ju po luani për vendin tuaj, lojtarët do të jenë nga ai vend. Në futbollin e klubeve ju mund të keni ndonjë lojtar apo trajner nga çdo vend, por mendoj se kur luani për vendin tuaj, duhet të jenë trajnerë skocezë dhe lojtarë skocezë. Kjo është çështja. E njëjta gjë me Francën. Nuk është një rregull, por unë do ta kisha atë parim dhe do të doja që Anglia të kishte një trajner anglez. Mendoj se ndoshta një teknikë i lirë dhe i disponueshëm është Graham Poter, i cili mund ti drejtojë denjësisht”, e mbylli Ouen.

EDI HAU

Hau është gjithashtu një emër i lidhur rregullisht me “timonin” e Anglisë. Megjithatë, ai duket të jetë i lumtur në Njukasëll siç qëndrojnë gjërat. Por me bashkëpunëtorët Amanda Stavelei dhe Mehrdad Ghodousi të vendosur të largohen nga “St James’ Park”, ai potencialisht mund të ndryshojë mendje.

LI KARSLEI

Ish-mesfushori irlandez aktualisht është trajneri i U21 te “Tre Luanët”. Ai e udhëhoqi ekipin e tij drejt titullit të Kampionatit Euopian U21 verën e kaluar, duke u bërë trajneri i parë i Anglisë që e bën këtë në atë nivel. Karslei më pas refuzoi një ofertë nga Republika e Irlandës për të qëndruar në pozicionin e tij. Por raportet tani thonë se FA (Federata Angleze e Futbollit) do ta konsiderojë atë si pasardhësin e Sauthgejt.

FRANK LAMPARD

Geri Linejker foli pro legjendës së Çelsit për të marrë drejtimin javën e kaluar: “Nuk ka asnjë dyshim për këtë. Unë mendoj se ai ka qenë pak i pafat në karrierën e tij menaxheriale në disa mënyra. Kampionati Europain në Gjermani do të jetë turneu i fundit i Garet, çfarëdo që të ndodhë. Por, unë nuk do ta shpërfillja Frank Lampard si zëvendësues i Sauthgejt. Unë mendoj se lojtarët do ta respektojnë atë menjëherë”, tha Linejker.

MAURICIO POTEÇINO

Poçetino habiti tifozët kur u largua nga londinezët me pëlqim të ndërsjellë në maj. Tekniku 52-vjeçari kishte kaluar vetëm 11 muaj në “Stamford Bridge” dhe shijuar një fund premtues të sezonit 2023-24, por zyrtarët e klubit ranë dakord që një edicion në krye ishte i mjaftueshëm. Më pas u kuptua se ishte në linjë për të zëvendësuar Erik ten Hag në Mançester Junajtid, por “Djajtë e Kuq” i besuan holandezin. Mauricio tani mbetet i papunë, por ra dakord për një pagesë prej 10 milionë funtesh me Blutë muajin e kaluar, që do të thotë se ai mund të jetë në garë për postin e trajnerit te Anglia nëse do të vinte.

PEP GUARDIOLA

Prononcimet vitin e kaluar sugjeruan se Federata kishte caktuar Guardiolën për të zëvendësuar Sauthgejt kur ai të largohej. Emërimi i spanjollit konsiderohet si një “ëndërr” nga disa drejtues në institucionin më të lartë në futbollin anglez. Megjithatë, ai ka ende një vit të mbetur në kontratën e tij me Mançester Sitin. Nëse Anglia është e përgatitur të prezantojë një shef të përkohshëm deri atëherë, Guardiola mund të jetë një kandidat ideal.

JURGEN KLOP

Klop aktualisht po shijon pak kohë larg futbollit pas largimit të tij nga Liverpul. Ai dyshohet se hodhi poshtë një qasje nga ekipi kombëtar i SHBA-së në fillim të kësaj jave. Gjermani mund të joshet nga puna te Angli, pasi gëzon respekt të madh nga tifozë në Ishull, marrë në konsideratë eksperiencën te “Reds”-at për disa vite.

Poll

MOS HUMB