Qytetërim

I pagoi avionin dhe hotelin! Ish-shoku i skuadrës i Ikardit ftoi Uanda Narën në finalen e Champions

Sipas thashethemeve, ajo u ftua nga një person i afërt me PSG-në, qëndroi në të njëjtin hotel me lojtarët dhe familjet e tyre. 

k.m.
I pagoi avionin dhe hotelin! Ish-shoku i skuadrës i Ikardit ftoi Uanda
Hakimi dhe Wanda Nara

PARIS- Një kthesë e papritur ka ndodhur në jetën private të Wanda Nara-s: duket se sipërmarrësja festoi fitoren e Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve me një ish-shokun e skuadrës së Mauro Icardi-t. Mes mijëra tifozëve që u mblodhën në Allianz Arena në Mynih të Gjermanisë për të parë finalen kundër Interit, prania e prezantueses argjentinase nuk kaloi pa u vënë re. Sipas thashethemeve, ajo u ftua nga një person i afërt me PSG-në, qëndroi në të njëjtin hotel me lojtarët dhe familjet e tyre. 

Por jo vetëm kaq! 

Ajo dhe mori pjesë në festën private që pasoi fitoren e klubit francez. Lajmi u bë i ditur nga Yanina Latorre, e cila mori këtë informacion nga ish-futbollisti Diego Latorre, i cili ishte i pranishëm në stadium për të komentuar me Mariano Closs ndeshjen e finales, e cila përfundoi 5-0 në favor të ekipit të Luis Enrique-s.

A janë bashkë Wanda Nara dhe Hakimi?

“Wanda po regjistronte për MTV në Itali. I dërguan një aeroplan, i rezervuan hotelin dhe biletat për në stadium (të cilat janë pothuajse të pamundura për t’u gjetur). Ishte dikush nga PSG-ja”, zbuloi Yanina Latorre për "Corriere", duke nënkuptuar se ai “dikush” nuk është askush tjetër përveç Achraf Hakimi.

Në një video të postuar nga Wanda në rrjetet sociale, ajo ka kapur disa lojtarë të Paris Saint-Germain në fushë, përfshirë lojtarin maroken.

Ta kisha thënë,”- shkroi Nara: fjalë që shumë fillimisht i panë si një ofendim ndaj ish-lojtarit Mauro Icardi, i cili thuhet se u përjashtua nga klubi francez për shkak të aferës së tij me China Suarez. Megjithatë, në dritën e këtyre zbulimeve të reja, kjo frazë mund t'i referohet Hakimi-t, i cili thuhet se po flirton me Wanda-n. Për momentin, palët e përfshira nuk kanë komentuar dhe as mohuar thashethemet.

Jeta private e Hakimit

Achraf Hakimi, 12 vjet më i ri se Wanda Nara , ishte i martuar me aktoren spanjolle Hiba Abouk. Çifti pati dy fëmijë, të lindur në vitin 2020 dhe 2022, Amín dhe Naim. Ata u divorcuan në vitin 2023. Për një kohë të shkurtër, Hakimi ishte në një lidhje me një modele marokene, por duket se marrëdhënia e tij, tani ka marrë fund./ZËRI

Poll

MOS HUMB