
KANADA – Inteligjenca Artificiale duket se na jep shumë përparësi, sidomos sa i përket teknologjisë. Një artist kanadez, i quajtur Daniel Voshart, ka deklaruar se gjatë pandemisë ka arritur që të realizojë një projekt tepër të rëndësishëm.
“Unë kisha më tepër kohë gjatë kohës së pandemisë të koronavirusit”, tha ai. Artisti ka publikuar portretet e perandorëve romakë, gjatë 300 viteve të historisë së Perandorisë Romake.
“Duke përdorur programin Artbreeder, Photoshop dhe referenca historike, kam krijuar portrete (foto reale) të perandorëve romakë. Për këtë projekt, unë kam transformuar, ose restauruar pothuajse një mijë imazhe bustesh, për të pasur më në fund 54 perandorët romakë me fytyrat e vërteta (ata mbretëruan nga viti 27 para Krishtit deri në 285 pas Krishtit)", shtoi artisti.

Daniel Voshart tha se pavarësisht se projekti i mori goxha kohë, ai është i kënaqur me rezultatet./ZËRI/