
TIRANË- Ish-banorja e "Big Brother VIP", Sara Karaj është mërzitur me pseudonimin e saj "Sara K". Mbrëmjen e djeshme, teksa ishte pjesë e panelit të emisionit “Procesi Sportiv", moderatori Edi Manushi e pyeti se përse e quanin "Sara K". Me t'ju përmendur emri, modelja u acarua dhe "kërcënoi" se do të largohej nga studio nëse do t'i drejtoheshin sërish me të njëjtën nofkë.
SHIKO MINUTËN 2.10:
BISEDA MES TYRE:
Alesia Bami: Si ka qenë kto kohë pasi ke dalë nga Big Brother?
Sara Karaj: kam pasur angazhime televizive dhe ku ka më mirë se sa në Top Channel
Alesia Bami: Si e sheh tani Big brotherin me largimin e Ilnisës?
Ed Manushi: Jeni takuar? Do t’i sqaroni gjërat?
Sara Karaj: Jo, besoj jemi sqaruar që aty brenda.
Artan Hoxha: Si golat me VAR ishte dalja, se u çuan ato Zarfat e zi, pasaj VAR-i vendosi ky do të rrijë ai ikën.
Ed Manushi: Pse Sara K.?
Sara Karaj: Unë duhet të iki nga studio tani se nuk e pranoj këtë Sara K. Kam dalë nga Big Brotheri atje./ZËRI