
TIRANË-Në media dhe rrjet ka kohë që qarkullon lajmi se aktori italian Massimiliano Varresse do të futet në shtëpinë e Big Brother Vip Albania. Aktori është një personazh i cili pati një afrimitet të madh me Heidin në Grande Fratello, madje u bë shkak që babai të nxirrte Heidin nga ky reality show.
Gazetari Olti Curri ka publikuar herë pas here informacione të dhëna nga “zogu” dhe së fundmi ka me anë të një video nga Firenze, ka deklaruar se aktori italian do të jetë i ftuar në prime-n e sotëm.
“Jo nuk është e mundur, unë jam në të madhen e të bukurën Firenze dhe zogu më lajmëron që sot do hyjë në BB VIP Massimiliano për Heidin. Zjarr…“- thotë Olti.
Heidi ndërkohë ka filluar një histori dashurie në këtë format, Romeo Veshajn. Pas njoftimit presim se çfarë do të ndodhë gjatë spektalit. /ZËRI