Qytetërim

Ish-sulmuesi i Francës: Kombëtare si Shqipëria dhe Kosova nuk kanë lidhje me Europianin

Francezi 51-vjeçar shprehet se skuadra të vogla përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën nuk kanë lidhje me një kampionat prestigjoz si ai i Europianit

E.K
Ish-sulmuesi i Francës: Kombëtare si Shqipëria dhe Kosova nuk
christophe dugarry

FRANCË- Ish-sulmuesi i Francës, Christophe Dugarry, ka lëshuar një deklaratë tepër kritike në emisionin “Rothen S’enflamme”, në televizionin francez RMC. Francezi 51-vjeçar shprehet se skuadra të vogla përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën nuk kanë lidhje me një kampionat prestigjoz si ai i Europianit.

“Janë disa Kombëtare që nuk kanë lidhje me Europianin si Estonia, Azerbajxhan, Mali i Zi, Lituania, Sllovenia, Kazakistan, Moldavia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Malta, Kosova, Andorra, Armenia”, tha Dugarry.

Ndërkohë që duke iu referuar fitores së thellë 14-0 të Francës me Gjibraltarin, Dugarry tha se këto përballje nuk kanë asnjë lloj dobie.

“Është një ndeshje që do të mbetet në libra, por që mbetet anekdodë. Është një rekord, por një rekord qesharak. Më pas, unë ngul këmbë dhe nënshkruaj, të gjitha këto ndeshje ‘kikiriku’ nuk kanë asnjë dobi, janë për t’i lodhur djemtë, për të lënduar disa prej tyre", tha Christophe Dugarry.

Dugarry në të kaluarën ka qenë pjesë e skuadrave si Milan, Barcelona, Marseille, Bordeaux e Birmingham, ndërsa me ‘Gjelat’ ka luajtur 55 ndeshje duke shënuar 8 gola.

/Zëri.ai 

Poll

MOS HUMB