
TIRANË- Elia Zaharia dhe Princ Leka u divorcuan zyrtarisht më 25 prill 2024, pas një kalvari të gjatë në dyert e gjykatës. I ftuar në në “Cherry on Top”, vëllai i Elia Zaharias, Amosi tha se tani gjërat janë qetësuar, por kur ndodhi situata ishte shumë traumatike.
“Ishte një gjë e pakëndshme, por që do bëjë të vetën dhe do të kalojë. Gjendja është qetësuar tani. Kur erdhi ‘dallga’, ‘cunami’, erdhi si shumë traumatike, por koha rregullon çdo gjë”, u shpreh ai.
Sipas vendimit të gjykatë të zyrtarizuar së fundmi është përcaktuar se Elia nuk do ta mbajë më mbiemrin Zogu, por do të rikthejë atë të vajzërisë, Zaharia. Sa i përket ndarjes së pasurisë, nga ky divorc Elia Zaharia do të përfitojë në një apartament 257 m2, i cili është në emrin e të bijës, por edhe një dyqan 134 m2 si dhe një parking rreth 47 m2.
Sipas kësaj marrëveshje të hartuar në janar të këtij viti kur Geraldina të jetë në moshë madhore Elia do të humbasë të drejtat mbi pronat në rast të krijimit të një marrëdhënieje të re martesore ose bashkëjetese. Por deri atëherë, Leka Zogu do të paguajë 1 mijë euro vlerë monetare mujore si detyrim kundrejt vajzës, si këmbim e mitura mund të takohet çdo ditë me të atin 2 orë dhe të shkojë në shtëpinë e tij gjatë fundjavës./ZËRI