Qytetërim

Iu prekin gjoksin! Kontrolli i femrave nga policia në Kupën e Afrikës bëhet viral

Disa komentues thanë se kanë parë edhe policë meshkuj duke bërë kontrolle të tilla.

D.XH
Iu prekin gjoksin! Kontrolli i femrave nga policia në Kupën e
Kontrolli i pazakonte i grave perpara se te hyjne ne stadium ne Kupen e Afrikes

BREGU I FILDISHTË – Një gazetar i Guardian ka shpërndarë në rrjetin e tij social X një video, ku tregohet kontrolli policor ndaj femrave që hyjnë në stadiume për Kupën e Afrikës. Ngjarja e filmuar ka ndodhur në Bregun e Fildishtë.

Mënyra sesi kontrollon policia gratë ka ngjallur polemika në rrjet. Gazetari Osasu Obayiuwana shpërndau pamjet më 21 janar, që morën më tepër se 280 mijë shikime. “A është në rregull kjo mënyrë kontrolli në Bregun e Fildishtë?”, pyet ai.

Në video duket qartë se policia kontrollon gratë edhe në vendet intime, duke i kontrolluar edhe tek gjoksi. Disa nga komentuesit thanë se kontrolluesja është një femër dhe prandaj kontrolli nuk ka ndonjë problem.

Të tjerët u shprehën se edhe nëse kontrollet u bënë nga një femër, sërish nuk duhej një mënyrë e përshtatshme. Disa nga komentuesit kanë thënë se kanë parë edhe policë meshkuj duke kontrolluar femrat në këtë mënyrë./ZËRI/

Poll

MOS HUMB