Qytetërim

Ja cilat shtete nuk e kanë "rrëmbyer" akoma një medalje të artë në të gjithë historinë e Lojërave Olimpike

Megjithatë, ka ende disa vende që nuk kanë arritur të jenë "të dalluara" në historinë e Lojërave Olimpike.

M.M
Ja cilat shtete nuk e kanë "rrëmbyer" akoma një medalje
Islam Dudaev, përfaqësues i Shqipërisë në "Paris 2024"

PARIS - Nuk janë të pakta vendet që në historinë e Lojërave Olimpike nuk kanë fituar asnjë medalje të artë, mes tyre është Shqipëria, Hondurasi dhe Maqedonia e Veriut, raporton The Washington Post.

Ja cilat shtete nuk e kanë "rrëmbyer" akoma një medalje
Medaljet e Lojërave Olimpike "Paris 2024"

Njëmbëdhjetë vende që nuk kanë fituar kurrë medalje të artë:

Ka ende disa vende që nuk kanë arritur të jenë "të dalluara" në historinë e Lojërave Olimpike,ja cilat janë shtetet që se kanë "rrëmbyer" akoma një medalje të artë: Belize, Hondurasi, Nikaragua, El Salvador, Paraguai, Bolivia, Mali i Zi, Bosnje-Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Moldavia.

Shtatëmbëdhjetë vendet që kanë fituar vetëm një medalje të artë:

Vendet që kanë fituar vetëm një medalje të artë olimpike janë Guatemala (qitje), Filipinet (peshënngritje), Vietnami (qitje), Peru (qitje), Singapori (not), Kosta Rika (not), Bregu i Fildishtë (taekëondo), Siria (heptatlon ), Taxhikistan (hedhje çekiç), Grenada (400 m), Jordani (taekëondo), Burundi (5000 m), Panama (kërcim së gjati), Bermuda (triathlon), Mozambik (800 m), Surinami (not) dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (qitje ).

Mbetet për tu parë nëse do të kemi ndryshime në këto lista deri në përfundim të Lojërave Olimpike "Paris 2024" /ZËRI

Poll

MOS HUMB