
TIRANË- Një përplasje ka ndodhur mes Albi Nakos dhe Romeo Veshaj mbrëmjen e sotme. Diskutimi filloi pasi Roza Kishte një debat me Romeon dhe Heidin. Albi në komentin e tij në lidhje me situatën akuzoi Romeon se shfrytëzon vajzat për lojë dhe i ka një lloj taktike për t'u mbrojtur.
Albi:Për mua kemi një Romeo, që ëhstë i vetëvendosur në shtëpi si një ‘babaxhan’. I ka hapur krahët tek të gjitha vajzat, e ka si një lloj taktike për t’u mbrojtur. Unë kam kuptuar që ky i përdor këto vajza sepse nuk ka forcë për t’u përballur vetë dhe … mos u poziciono spese e di që do shpërthesh dhe ndaj meje ‘Babo’. Ky i përdor vajzat sepse ëhstë pa… je pa këllqe vëlla. E bën luftën me vajzat jo me veten. Ti je njeri që fyen, sulmon të tjerët, duke provokuar. Je njeri shfazohesh kur flet.
Romeo:Si mund të qeshësh ti me një njeri për të cilin mendon kështu?
Albi:Qesh mirë kush qesh i fundit
Romeo:Lëri këto more. Në momentin që unë dal i preferuar, më ke ardhur dhe më ke thënë që më bëhet qejfi. Ti je njeri jo vetëm fallco. Është ai kamuflazhi që prisja dhe tani e kutpova kush je.
Albi: Vazhdo mbrohu me vajzat.
/ZËRI