
TIRANË-Jetmiri ka deklaruar se në “Big Brother” duhet të qëndrojë ose ai ose Egla, pasi sipas tij kjo e fundit e ka ofenduar dhe bullizuar, dhe se përdor sharje në një program që sipas tij e ndjekin edhe fëmijët. Gjatë spektaklit të sotëm, ai u shpreh se sipas tij, Egla ka shkelur çdo rregull duke e ofenduar. Nga ana e saj, Egla u shpreh se e gjitha kjo është një skemë e Jetmirit, për të marrë vëmendje. Ndërkohë opinionisti Arbër Hajdari i ka kujtuar atij se një vit më parë për Big Brother ka deklaruar se ky nuk është një program edukativ gjithashtu edhe se doli lakuriq para disa kohësh.
Pjesë nga debati:
Ledjoni: Jetmir ti nuk ke bërë asgjë të gabuar?
Jetmiri: Kam dëshmitar, janë kaluar normat
Ledjoni: Ka dhe të tjerë që kanë mendim tjetër, prandaj është demokracia. Nuk mund të normohen dy burra që në mes të natës hedhin dyshekët.
Jetmiri: Meqë nuk normohet kjo gjë, dhe meqënëse unë jam gabim, do të lutesha, a mund të dal nga dera e kuqe?
Arbri: Para se të dalësh, të kujtoj që ti erdhe në program 44 ditë më parë, dhe para se të hyje ke thënë që do të ndryshosh programin
Jetmiri: Kam thënë që ky është një program që ndiqet nga fëmijët dhe dua që me shembullin tim të ndryshoj programin.
Arbri: Nga fëmijët e tij del lakuriq...