Qytetërim

Jul Deda mposht Meriton Mjekiqin, shpallet finalisti i dytë i Big Brother

4 banorët e mbetur në garë, janë në luftë për finalen e 25 Majit

E.K
Jul Deda mposht Meriton Mjekiqin, shpallet finalisti i dytë i Big Brother
Juli dhe Meritoni

TIRANË- Aktori Jul Deda është shpallur finalisti i dytë i këtij edicioni të Big Brother VIP.

Ai ishte në garë me Meriton Mjekiqin dhe shkon në finale së bashku me Romeo Veshajn.

“Faleminderit publikut, faleminderit të gjithëve, zemrat e mia faleminderit, ju dua shumë, faleminderit”-ishin fjalët e Julit pas shpalljes finalist.

Finalja e madhe është 25 maj, ndërsa Vëllai i Madh ende nuk ka zbuluar sesa banorë do të shkojnë në finale.

Mbrëmjen e djeshme, pas një televotimi që zgjati pak minuta, publiku vendosi që të largonte nga shtëpia balerinin Graciano Tagani.

Në garë për vendet e mbetura në finale tashmë janë Egla, Heidi, Meritoni dhe Françeska.

Poll

MOS HUMB