Qytetërim

Juventusi me mungesa, Kambiasoja do të mungojë ndaj Lacios

Faza e dytë e këtij viti ka qenë me luhatje për italianin Kambiaso

Redaksia Zëri
Juventusi me mungesa, Kambiasoja do të mungojë ndaj Lacios
Andrea Cambiaso

ITALI-Për mënyrën se si luan Igor Tudori, lojtarë si Kambiasoja morën rol qendror në planet e tij. Mirëpo, pas tërheqjes që ndjeu në Bolonjë ndaj vendasve, Andrea Kambiasoja kreu kontrollet mjekësore në JMedical dhe lajmet që mori nuk ishin fort të mira. Atij iu vërejt një tejzgjatje e muskulit femoral, në të majtë dhe do të mungojë në ndeshjen ndaj Lacios, duke patur në dyshim edhe atë pasuese, ndaj Udinezes.

Faza e dytë e këtij viti ka qenë me luhatje për italianin Kambiaso, i cili edhe para ndeshjes me Bolonjën e kishte pranuar se po kalonte një periudhë nën pritshmëritë e veta.

Problemet fizike kanë ndikuar ndjeshëm në formën e tij. Dëmtimi i fundit është një tjetër pengesë për lojtarin, që konsiderohet shtyllë e Juventusit aktual. Ai ka shprehur dëshirën për të qëndruar gjatë me fanellën bardhezi edhe pse zërat e merkatos e kanë vendosur në qendër./ZËRI

Poll

MOS HUMB