
RUMANI- Sulmuesi i Rapidit nga Bukureshti, Albon Rahmani ka festuar me shqiponjë golin në ndeshjen ndaj Kluzhit, ku skuadra e tij fitoi me rezultatin 3:1. Rahmani, i cili së fundi ka debutuar për skuadrën e Kosovës, shënoi dhe festoi duke bërë me duar simbolin e shqiponjës dykrenore.
"Unë jam nga Kosova dhe jam me gjak shqiptari. Unë do të festoj me shenjën e shqiponjës sa herë që të jetë e mundur dhe dua t'i inkurajoj të gjithë shqiptarët që të bëjnë të njëjtën gjë,"- tha ai pas ndeshjes.
Another goal from Albion Rrahmani tonight.
— Kosovan Football ???????? (@kosovanfooty_EN) September 25, 2023
Unstoppable.pic.twitter.com/JID20lQJxW
Kjo mënyrë e të festuarit ka ndodhur menjëherë pasi tifozët rumunë kanë dërguar mesazhin “Kosova është Serbi” në ndeshjen ku Rahmani debutoi me kombëtaren. Ajo ndeshje u ndërpre, më pas vazhdoi pas pushimit dhe Rumania u ndëshkua rëndë nga UEFA.
Cili do të jetë dënimi për Rahmanin?/Zëri.ai