
TIRANË-Aktorja Rita Lati ka rrëfyer historinë e trishtë të jetës së saj, teksa zbuloi se ka humbur një vajzë. Aktorja ka treguar se vogëlushja erdhi në jetë përpara vajzës së saj Roza Lati, por fatkeqësisht u nda nga jeta. Rita Lati u shpreh se brenda vitit, nga vdekja e vajzës, lindi Roza dhe shtoi se “brenda vitit Zoti mi mbushi duart plot”.
“Jam gëzuar pa masë kur u bëra mami i Rozës, sepse Roza erdhi në jetë pasi unë e kisha humbur një gocë. Unë u çmenda nga gëzimi. E kam rritur Rozën me aq shumë dashuri. Ishte shumë e urtë kur ishte e vogël, e tundnim për të kuptuar a merrte frymë apo jo kur flinte. Vajza lindi më 19 qershor, kurse Roza më 13 qershor. Brenda vitit zoti mi mbushi duart plot. Roza ishte aq e shëndetshme dhe dukej sikur ishte e njëjta. Mua më ka ndodhur tragjedia në Vlorë dhe në Tiranë kujtonin që kisha të njëjtën. Jam e bekuar, brenda vitit Zoti mi mbushi duart plot. Ishte një rilindje, merr kuptim jeta ndryshe”,-tha Rita Lati në “Kurthin e Piter Pan”.
Ndër të tjera ajo tregoi se dëshira e saj më e madhe është që të bëhet gjyshe dhe mezi po pret një fëmijë nga Roza./ZËRI