
TIRANË- Ish-futbollisti i Kombëtares Klodian Duro ka lënë në mes garën e tij për çmimin e madh në Big Brother Vip pas deklaratës së tij të fortë ku nën efektin e pijës tregoi se ka dhunuar ish-gruan e tij, me të cilën ka dhe një vajzë. Ka qenë kjo deklaratë që ka bërë që produksioni të merrte vendimin për largimin e tij nga gara.
Teksa ishte duke konsumuar darkën pas përfundimit të "Prime", Duro tregoi momentin kur ka rrahur ish-gruan duke iu drejtuar banorëve të tjerë që të mos merren me të pasi nuk dinte se çfarë bënte kur pinte. Ndërkohë shtoi se kishte kohë që e kishte lënë pijën, por jo përfundimisht.
Pavarësisht se Meritoni, i cili po e dëgjonte i kërkonte të ndalonte, pasi ai nuk ishte i tillë dhe ta linte atë muhabet, Duro vijonte bisedën./ZËRI