Qytetërim

Kampionatet më miqësore për të rinjtë nën 19-vjeçarë të botës së futbollit

Seria "A" italiane vijon të zhgënjejë për sa i përket hapësirës së dhënë futbollistëve nën 19 vjeç, duke u renditur e fundit mes pesë ligave kryesore të Evropës për minutat e luajtura nga kjo kategori lojtarësh.

Redaksia Zëri
Kampionatet më miqësore për të rinjtë nën
Lamine Yamal

ITALI- Ndër pesë ligat kryesore të futbollit evropian, "transfermarkt" publikoi dje një analizë statistikore se cila prej tyre është më miqësorja në raport me lojtarët e rinj nën 19-vjeçarë, U19, në ligat e para profesioniste. Seria "A" italiane vijon të zhgënjejë për sa i përket hapësirës së dhënë futbollistëve nën 19 vjeç, duke u renditur e fundit mes pesë ligave kryesore të Evropës për minutat e luajtura nga kjo kategori lojtarësh. Vetëm 13 klube italiane kanë aktivizuar të paktën një lojtar nën 20 vjeç këtë sezon, shumë më pak se Premier Liga angleze (19 ekipe nga 20 në total) apo Ligë 1, ku të gjitha ekipet kanë përdorur talente të rinj. Ndërkohë, në Itali, Inter dhe Napoli nuk kanë dhënë asnjë minutë për lojtarë U19, njësoj si Roma, Bolonja, Leçja, Monza e Kaljari.

Kampionatet më miqësore për të rinjtë nën

Monza, për çudi, për trajner ka Alesandro Nestën, i cili, në moshën 18-vjeçare dikur ishte kapiten te Lacioja dhe 19-vjeçar, në hapat e parë të t'u bërit legjendë. Ndërkaq, bën përshtypje edhe qasja jomiqësore e Simone Inzagit te Interi, çfarë e bënte edhe te Lacioja si trajner, përpos faktit që fillimet e tij si trajner kanë qenë nga grupmoshat U17 dhe U19 të Lacios, ku edhe u shqua si trajner fitues.

Në këtë panoramë të zymtë, në Itali vetëm Juventusi qëndron flamurtar i aktivizimit të të rinjve, duke u renditur në podiumin evropian për golat e shënuar nga lojtarët U19, përkrah PSG-së dhe Barcelonës së Lamin Jamalit, që udhëheq renditjen së bashku me Asan Diao dhe Kenan Jildizin.

Minutat e aktivizimit:

Liga 1 franceze i ka mbështetur të rinjtë U19 me 24,208 minuta në total.
12,611 minuta u ka dhënë Premier Liga angleze.
10,414 minuta u ka dhënë Bundesliga gjermane.
9,034 minuta u ka dhënë Liga spanjolle.
6,481 minuta u ka dhënë Seria "A" në Itali.

Golat e ardhur nga rinia U19:

28 gola në Ligën 1.
17 gola në Bundesligë.
14 gola në Serinë "A".
12 gola në La Liga.
12 gola në Premier Ligë.

Numri i lojtarëve U19, të aktivizuar:

La Liga, e para me 72 lojtarë.
Ligue 2 e dyta me 42 lojtarë.
Premier League e treta me 31 lojtarë.
Bundesliga e katërta me 29 lojtarë.
Vetëm 28 lojtarë U19 kanë gjetur aktivizim në Serinë "A".

Skuadra model e aktivizimit të të rinjve është Reimsi francez, me 106 aktivizime në total 4964 minuta. Barcelona është skuadra e dytë në Evropë, me 69 aktivizime në total me 4912 minuta. E treta radhitet PSG-ja e milionave që po bën një kthesë të fortë pas harxhimeve të çmendura në fazën e parë të epokës së miliarderëve nga Katari: 68 aktivizime, 3629 minuta.

Te Reimsi, skuadra me më tepër minuta rinore, më tepër se sa gjysmën e tyre e merr mesfushori 19-vjeçar Valentin Atangana, lojtar i të gjitha klubeve zinxhir të kombëtares franceze, titullar në 27 ndeshje (96%) në këtë sezon, duke shumëfishuar vlerën e tij të kartonit. Reims, falë kësaj politike miqësore me shtimin e vlerës së kartonëve të të rinjve, këtë vit e ka patur 27 milionë euro pozitiv buxhetin total të ekipit si raport i të hyrave me shpenzimet./ZËRI

Poll

MOS HUMB