Qytetërim

Kampioni i notit Thomas Cecon fle në park: Kushtet në fshatin Olimpik janë të mjerueshme!

Italiani u ankua për kushtet e mjerueshme të jetesës dhe theksoi se nuk mund të flejë nga vapa dhe zhurmat.

I.F
Kampioni i notit Thomas Cecon fle në park: Kushtet në fshatin Olimpik
Thomas Cecon duke fjetur në park

PARIS- Një video e fituesit të medaljes së artë olimpike Thomas Cecon u bë virale në internet. Atleti, shihet duke fjetur në parkun e fshatit Olimpik në Paris. Italiani u ankua për kushtet e mjerueshme të jetesës dhe theksoi se nuk mund të flejë nga vapa dhe zhurmat.

“Në fshat nuk ka kondicioner, është vapë, ushqimi është i keq. Shumë atletë largohen për këtë arsye: nuk është alibi apo justifikim, është realiteti që ndoshta jo të gjithë e dinë,”- tha kampioni italian i notit 23-vjeçar, i cili preferoi të pushojë në qetësinë e parkut!


Videoja, e cila u bë virale në internet, u regjistrua nga sportisti saudit Hussein Alireza, i cili e postoi në Instagram, duke vendosur vendndodhjen në Fshatin Olimpik. Federata italiane e notit nuk pranoi të komentonte pse sportisti po flinte me peshqir në bar./ZËRI

Poll

MOS HUMB