
MIAMI- Reperi amerikan Kanye West ka publikuar një video nudo të Pamela Anderson me këngën e tij të papublikuar “Hide your B*tch”. pas publikimit të saj ajo u bë virale në rrjet dhe mori mijëra komente. Videoja është marrë nga klipi i “The Girls Next Door” e realizuar në vitin 1990, ku Pamela Anderson është e zhveshur dhe i dërgon tortën e ditëlindes Hugh Hefner. Pamela atë e puth në faqe, ndërsa ai e sheh i habitur për shfaqjen e saj në publik, teksa të tjerët e duartrokasin.
Kanye West ka postuar edhe një foto skandaloze të bashkëshortes së tij Bianca Censori në të cilën ajo ishte e zhveshur, saqë edhe reperi e fshiu atë.
Nxiti thashethemet për divorc
Me këtë video të paparitur, reperi nxiti edhe një herë thashethemet për divorc me Bianca Censori, pasi së fundmi publikoi foton e saj 18+, të cilën më pas e fshiu me shpejtësi.
“Çfarë po ndodh me të?”, “E çuditshme” dhe “Kjo është vërtet e keqe” janë disa nga komentet e fansave në rrjetet sociale. /ZËRI