Qytetërim

Kastrati Group nderon trashëgiminë industriale të Kukësit me memorialin “Sakrifica”

Zëvendëspresidenti i Kastrati Group, Leonard Kastrati, u shpreh se mbështetja për këtë projekt është një akt respekti ndaj njerëzve të punës dhe një mënyrë për të ruajtur në kujtesën kolektive kontributin e tyre të jashtëzakonshëm.

Redaksia Zëri
Kastrati Group nderon trashëgiminë industriale të Kukësit me
pamje nga ceremonia

KUKËS-Në qytetin e Kukësit u përurua memoriali “Sakrifica”, një vepër monumentale kushtuar gjeologëve, minatorëve, metalurgëve dhe punonjësve të energjisë elektrike që kanë kontribuar ndër dekada në zhvillimin industrial të Kukësit, Hasit dhe Tropojës.

Kastrati Group nderon trashëgiminë industriale të Kukësit me

I realizuar me mbështetjen e Kastrati Group, memoriali vjen si një homazh për sakrificën, punën dhe përkushtimin e brezave që ndërtuan historinë ekonomike dhe industriale të veriut të Shqipërisë. Zëvendëspresidenti i Kastrati Group, Leonard Kastrati, u shpreh se mbështetja për këtë projekt është një akt respekti ndaj njerëzve të punës dhe një mënyrë për të ruajtur në kujtesën kolektive kontributin e tyre të jashtëzakonshëm.

Kastrati Group nderon trashëgiminë industriale të Kukësit me

“Sakrifica dhe puna e këtyre njerëzve kanë qenë themel për zhvillimin e vendit. Ky memorial është një simbol mirënjohjeje dhe respekti që do t’u mbijetojë brezave”, u shpreh ai gjatë ceremonisë.

Në aktivitet morën pjesë përfaqësues të pushtetit vendor, ish-drejtues të industrisë minerare, qytetarë dhe figura të njohura të komunitetit. Inxhinieri Pajtim Bello e cilësoi memorialin si një dëshmi të përhershme të kontributit të minatorëve dhe specialistëve të industrisë, ndërsa Qazim Laçi vlerësoi veprën si një monument me rëndësi historike për gjithë Shqipërinë.

Kastrati Group nderon trashëgiminë industriale të Kukësit me

Kastrati Group nderon trashëgiminë industriale të Kukësit me

Memoriali “Sakrifica” është realizuar nga skulptori Besart Papa, ndërsa projekti urbanistik dhe arkitektonik është konceptuar nga arkitekti Andrit Shehu.

Me këtë investim simbolik dhe kulturor, Kastrati Group rikonfirmon angazhimin e saj në mbështetje të trashëgimisë historike, identitetit kombëtar dhe vlerave të komunitetit.

Poll

MOS HUMB