Qytetërim

‘Ke lindur fëmijë pa dashuri se je e divorcuar’, Ledjona preket nga fjalët e Rozës: Je e keqe

Në fund Ledjona i drejtohet duke i thënë se është e keqe dhe se i vjen keq për të.

E.K
‘Ke lindur fëmijë pa dashuri se je e divorcuar’, Ledjona
Pamje nga debati

TIRANË- Një debat i fortë është regjistruar në Big Brother Vip mes Ledjonës dhe Rozës. Vajzat kanë kaluar në ofendime personale ndaj njëra-tjetrës. Gjatë debatit Roza, i drejtohet Ledjonës duke i thënë se e ka sjellë në jetë vajzën e saj pa dashuri, pasi sot është e divorcuar. Kjo e ka prekur Ledjonën, e cila i ka kujtuar se dhe prindërit e Rozës kanë qenë të divorcuar. Në fund Ledjona i drejtohet duke i thënë se është e keqe dhe se i vjen keq për të.

Debati:

Ledjona: Personi që më ka rënduar mua ke qenë ti, se t’i thuash një femre që je rritur pa dashuri, unë atë vajzë e kam bërë me dikë me dashuri.

Roza: A je me personin që e ke bërë?

Ledjona: Ç’rëndësi ka? I bie që është bërë pa dashuri?

Roza: Kshu i bie që do kisha bërë dhe unë fëmijë.

Ledjona: I bie që dhe ti pa dashuri je bërë?

Roza: Jo unë jam bërë me dashuri.

Ledjona: Ku e di ti që je bërë me dashuri?

Roza: Sepse prindërit e mi nuk ishin me shkuesi, me dashuri kanë qenë.

Ledjona: Po ti ku e di se si kam qenë unë me babain e fëmijës? E di sa e turpshme është kjo që përdor dhe është shumë e keqe.

Roza: Më vjen keq po ti i ke lënë vend vetes që unë vetëm të të flas keq.

Ledjona: Nuk më intereson fare. Ti je e keqe dhe me vjen keq që ti je kështu./ZËRI

Poll

MOS HUMB