
ITALI- 11-vjeçarja Kiara Ibraj, nga Lezha, është zgjedhur në mesin e 24 finalistëve të Sanremo Junior në Itali. Ajo ka nisur të këndojë qëkur ishte 4 vjeç duke ndjekur dhe kurse kantoje. Puna dhe lodhja që në moshë të vogël duket që është shpërblyer, pasi 11-vjeçarja ka “çuar” Shqipërinë në “Sanermo Junior”.
Mbrëmjen e djeshme ajo është ngjitur në skenën e “Sanermo Junior” dhe ka performuar këngën “Never Enough” nga Loren, dhe zëri i saj i mahniti të gjithë.
E veshur me një kostum të bardhë, Kiara Ibraj u ngjit në skenë dhe mahniti të gjithë të pranishmit me zërin e saj në këtë konkurs për grup moshat 6 deri në 15 vjeç, duke bërë krenarë të gjithë shqiptarët.
Tashmë ajo do të jetë pjesë e garës në finale e madhe.