
ITALI- Nuk ka ditë të qeta për blogeren e njohur Chiara Ferragni. Revista l’Espresso në kopertinën e numrit që është publikuar gjatë ditës së djeshme, ia ka kushtuar pikërisht Ferragni-t, ndërkohë që e ka grimuar si Joker. Publikimi i kësaj kopertine ka shkaktuar një valë reagimesh në Itali, ku një pjesë e komentuesve shprehen se veprimi i revistës është totalisht i shëmtuar.
“E shëmtuar dhe ofenduese”, “mos harroni se ajo ka fëmijë dhe familje”, “e turpshme”, “e tmerrshme”, shkruajnë shumë përdorues duke e komentuar atë në Instagram në llogarinë e vetë Espresso.
Ndërkohë që ka reagur dhe vetë blogerja, e cila tha se i ka dhënë mandate avokatëve të saj, që të ndërmarrin çdo nismë ligjore në drejtim të revistës, përfshirë atë për kompensimin e dëmeve materiale dhe jomateriale, ndaj shoqërisë botuese të revistës javore.
“Në të njëjtën kohë, avokatët “paralajmëruan botuesin kundër botimit”, duke rezervuar “çdo veprim të mëtejshëm edhe pas rezultatit të kontrollit mbi përmbajtjen e artikullit”.
Pavarësisht momentit të vështirë që janë duke kaluar në çift, Fedez ka reaguar në rrjetet e tij sociale, ku ka mbrojtur Chiara-n dhe ka sulmuar ‘L’Espresso’. Ai ndërhyri në mbrojtje të gruas së tij, duke sulmuar ashpër revistën. Në storyt e tij në Instagram, reperi ka publikuar një foto “joker” të pronarit të revistës, naftëtarit Donato Ammaturo, duke shkruar: L’Espresso, kur do të bëhet një hetim i mirë për pronarin tuaj naftëtar? E pres me padurim.
Kjo kopertinë është një shpërfytyrim jo vetëm për Chiara-n, por prek shumë femra të tjera. Një veprim i tillë është konsideruar nga shumë komentues si absurd në prag të ditës së gruas, që mund të nxisë dhunë dhe veprime agresive ndaj tyre. /ZËRI