
SHBA- Kourtney Kardashian ka falënderuar mjekët që i shpëtuan jetën foshnjës së saj ende të palindur, pasi performuan një operacion tek fetusi teksa ajo është ende shtatzënë. Ylli i "Kardashian", 44 vjeç, tha se ajo u fut për të kryer një "operacion urgjent fetal", gjatë të cilit kirurgët operojnë foshnjat ndërsa ato janë ende në mitër.
"Si dikush që ka pasur tre shtatzëni vërtet të lehta në të kaluarën, nuk isha e përgatitur për frikën,"-tha ajo.
Javën e kaluar, bashkëshorti i saj Travis Barker fluturoi për të shtëpi duke lënë në mes turin e nisur nga grupi i tij muzikor Blink-182 për shkak të një "çështjeje urgjente familjare". Ai nuk dha detaje aso kohe por së fundmi ka bërë me dije: Unë u ktheva në shtëpi për të qenë i pranishëm gjatë operaconit dhe jam shumë mirënjohës që shkoi mirë. Dua të them faleminderit për gjithë mbështetjen.
Çifti nuk e ka zbuluar natyrën e operacionit të kryer.
Kardashian ka tre fëmijë të moshës 8, 11 dhe 13 vjeç me ishin e saj, Scott Disick. Ndërsa më herët ka folur hapur edhe lidhur me vështirësitë e saj për të mbetur shtatzënë me Barker, 47 vjeç.