Qytetërim

Koleksioni i pikturave të Berlusconit, një barrë për pasardhësit

Kritiku i artit, Vittorio Zgarbi theksoi se 25000 pikturat, që Berlusconi mban në magazinë, s'kanë vlerë të madhe. Koleksioni i pikturave po kthehet problem edhe për pasardhësit e ish-kryeministrit. Kjo, pasi vetëm magazina që ka pikturat, do 800000 euro në vit, për mirëmbajtje.

D.XH
Koleksioni i pikturave të Berlusconit, një barrë për
Berlusconi dhe pikturat e tij

ITALI - Koleksioni i madh i pikturave artistike i ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi, është kritikuar nga një prej kritikëve kryesorë të artit në Itali. Sipas Vittorio Sgarbit, 25 000 pikturat që ka Berlusconi në magazinën e tij, janë kryesisht punime me cilësi të dobët, me pak ose aspak vlerë.

Ish-kryeministri italian, i cili vdiq në qershor, bleu shumë nga pikturat dhe skulpturat e tij nga programet të ndryshme të shitjes. Menaxhimi i koleksionit të madh po rezulton një dhimbje koke për pasardhësit e ish-kryeministrit italian.

Blerjet e miliarderit mbahen në një magazinë prej 3200 metrash katrorë afër rezidencës së tij, pranë Milanos. Ato përfshijnë piktura të Madonës, imazhe të grave të zhveshura dhe peizazhe të qytetit të Parisit, Napolit dhe Venecias.

Por, koleksioni nuk i bën përshtypje Sgarbit, i cili i tha një reviste se njerëzit që dinë pak për artin mund të kënaqeshin duke vizituar muzeun, që ka pikturat e Berlusconit.

I gjithë koleksioni vlerësohet se ka një vlerë rreth 20 milionë euro (17.4 milionë paund), teksa një pikturë kushton rreth 800 euro. Berlusconi, i cili dominoi politikën italiane nga fillimi i viteve 1990, kishte një pasuri neto prej rreth 6 miliardë euro.

Sidoqoftë, ai zotëronte gjithashtu piktura me cilësi më të lartë. Rezidenca e tij kryesore ishte zbukuruar me vepra të piktorit të Rilindjes, Titian dhe mjeshtrit të madh holandez, Rembrandt.

Cesare Lampronti, një tregtar arti në Londër, i cili mbajti një marrëdhënie të ngushtë me Berlusconin për tre dekada, i tha BBC-së se miliarderi ishte një blerës i shpeshtë.

"Atij i pëlqente të blinte portrete të grave, që ua bënte dhurata miqve. Kur ishte më i ri, blinte në galeri dhe nga tregtarët, por më vonë ai bleu nga ankandet televizive. Ai e dinte se ajo që po blinte ishte e pavlerë", tha Lampronti.

Trashëgimtarët e Berlusconit po zbulojnë se koleksioni i madh është një barrë e rëndë. Magazina që strehon veprat e artit kërkon një investim 800 000 € në vit për të funksionuar.

Krimbat tashmë kanë shkatërruar një pjesë të koleksionit. Në disa raste, kostoja e shfarosjes së krimbave, që dëmtojnë pikturat, tejkalon vlerën e veprave të artit./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB