Qytetërim

Kryeministri polak kërkon ‘veprim urgjent diplomatik’ për dy futbollistët e arrestuar të Legias

Policia holandeze arrestoi dy lojtarë të klubit polak, për "kundërshtim të forcave të policisë"

D.XH
Kryeministri polak kërkon ‘veprim urgjent diplomatik’ për
Policia holandeze gjatë ndeshjes AZ Alkmaar - Legia Varshavë

VARSHAVË - Kryeministri i Polonisë Mateusz Morauiecki ka urdhëruar "veprim diplomatik urgjent", pasi dy lojtarë të Legia Varshavës u arrestuan, pas disfatës së tyre në Conference League kundër ekipit të AZ Alkmaar të enjten.

Radovan Pankov dhe Josue Pesqueira u zbritën nga autobusi i ekipit nga policia holandeze, pas një sherri me forcat e sigurisë dhe mbeten në Holandë.

“Kam udhëzuar Ministrinë e Jashtme polake të ndërmarrë veprime urgjente diplomatike për të verifikuar ngjarjet”, tha Morauiecki. "Lojtarët dhe tifozët polakë duhet të trajtohen në përputhje me ligjin", tha kreu i qeverisë polake.

Presidenti i Legia-s, Dariusz Mioduski thotë se ai u godit ndërsa po përpiqej të ndërmjetësonte. Policia e Holandës raportohet se refuzoi të linte autobusin e ekipit të Legia-s të largohej nga stadiumi dhe ndaloi mesfushorin portugez Josue e mbrojtësin serb Pankov.

Policia holandeze ka konfirmuar se një 28-vjeçar nga Serbia dhe një 33-vjeçar nga Portugalia janë arrestuar pas ndeshjes me akuzën e kundërshtimit të punonjësve policorë. Pala polake i përshkroi ngjarjet pas ndeshjes si "skandaloze". Në ndeshjen e luajtur në Holandë, mes Legia Varshavë dhe AZ Alkmaar, e cila përfundoi 1:0 për holandezët, kishte tensione edhe jashtë fushës së blertë.

Legia Varshavë është një nga klubet më të mëdha në Poloni, duke qenë 15 herë kampion i vendit./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB