Bota

Ku dallojnë nga të tjerat? Rusia nis prodhimin në seri të raketave hipersonike “Zircon”

Sipas Aleancës për Mbrojtjen e Raketave me bazë në Shtetet e Bashkuara (MDAA), shpejtësia e kësaj rakete e bën të paprekshëm edhe ndaj mbrojtjeve më të mira të raketave perëndimore, si Patriot, shkruajnë mediat e huaja. 

a.l
Ku dallojnë nga të tjerat? Rusia nis prodhimin në seri të
Vladimir Putin

RUSI- Presidenti Vladimir Putin bën me dije se Rusia ka filluar prodhimin serik të raketave të reja hipersonike "Zircon", të cilat ekspertët thonë se është pothuajse e pamundur të rrëzohen. 

Sipas Aleancës për Mbrojtjen e Raketave me bazë në Shtetet e Bashkuara (MDAA), shpejtësia e kësaj rakete e bën të paprekshëm edhe ndaj mbrojtjeve më të mira të raketave perëndimore, si Patriot, shkruajnë mediat e huaja. 

Në një fjalim për Ditën e Mbrojtësit të Atdheut, Putin tha se ndërmarrjet e industrisë ruse të mbrojtjes kanë rritur vitet e fundit prodhimin dhe furnizimin e armëve, duke përfshirë armë sulmi me precizion të lartë dhe mjete ajrore pa pilot, tanke, mjete të blinduara, artileri, sisteme të mbrojtjes ajrore, sistemet kundër baterive dhe pajisjet e komunikimit dhe zbulimit. Ai vlerësoi guximin dhe trimërinë e anëtarëve të ushtrisë. 

“Ju jeni heronj të vërtetë kombëtarë. Ne e dimë se është e vështirë për ju dhe do të bëjmë gjithçka që është e mundur për t'ju ndihmuar të përfundoni misionin që ju është caktuar," shtoi ai. 

Lideri rus tha se po zhvillohen gjithashtu teknologji të tjera, përfshirë futjen e inteligjencës artificiale në sektorin ushtarak./ Zëri.ai

Poll

MOS HUMB