
SHBA- Aktorja e njohur Sophie Turner ka kërkuar të rihapë çështjen e divorcit nga Joe Jonas pasi përpjekjet për të zgjidhur kujdestarinë e fëmijëve dhe pronën dështuan, shkruajnë mediat e huaja.
Në dokumentet e gjykatës së Majamit të depozituara nga aktorja e “Game of Thrones” dhe të siguruara nga Page Six thuhet se pezullimi ka skaduar dhe kjo çështje duhet të riaktivizohet.
Këngëtari 34-vjeç paraqiti kërkesën për divorc nga aktorja 28-vjeçare në Miami në shtator të vitit 2023 pas katër vitesh martesë duke pretenduar se martesa mes palëve është prishur në mënyrë të pakthyeshme. Ndarja nuk ka qenë paqësore, pasi aktorja paditi muzikantin në gjykatën federale të Nju Jorkut, duke pretenduar se ai kishte rrëmbyer vajzat e tyre duke ua mbajtur peng pasaportat.
"Kjo është një mosmarrëveshje ligjore fatkeqe mbi një martesë që fatkeqësisht po përfundon. Kur përdoren fjalë si 'rrëmbim', në rastin më të mirë është mashtruese dhe në rastin më të keq një abuzim serioz i sistemit ligjor," tha përfaqësuesi i Jonas në atë kohë.
Sophie Turner asks judge to ‘reactivate’ Joe Jonas divorce after failing to come to settlement https://t.co/AnOfyvJ9yH pic.twitter.com/kw7XVKAMzm
— Page Six (@PageSix) March 19, 2024
Turner dhe këngëtari i "Jonas Brothers" më në fund arritën një marrëveshje të përkohshme për kujdestarinë e fëmijëve në vjeshtë./ZËRI