Qytetërim

Kupa e Azisë përplot emocione! Finalja është Katar-Jordani

Katari fitoi 3:2 ndaj Iranit dhe në finale të shtunën e pret surpriza, Jordani.

D.XH
Kupa e Azisë përplot emocione! Finalja është Katar-Jordani
Finalja Katar-Jordani

KATAR- Pritësi i Kupës së Azisë dhe kampioni në fuqi, Katari fitoi ndaj Iranit me rezultatin 3:2, në një finale emocionuese të luajtur në stadiumin ‘Al Thumama’.

Sfida ishte dramatike. Iranianët shënuan të parët, ndërsa Katari realizoi dy gola. Më pas Irani gjeti forcë të barazojë, teksa në minutën e 82, Ali Almoez shënoi golin e tretë dhe të fitores për ekipin katarian.

Surprizë e madhe në këtë edicion ka qenë ekipi i Jordanisë. Ata fituan me rezultatin 2:0 ndaj Koresë së Jugut dhe siguruan vend në finale.

Finalja do të luhet të shtunën. Katari kërkon titullin e tij të dytë, ndërsa Jordania të parin./ZËRI/

Poll

MOS HUMB