Qytetërim

Kush është Valiev, rusi-kuqezi që fitoi medaljen e parë për Shqipërinë

Valiev ka fituar më herët për Rusinë, një titull kampion bote, një Evropian për U23, një kampion kombëtar rus dhe shumë medalje ari në turnetë ndërkombëtare.

F.m
Kush është Valiev, rusi-kuqezi që fitoi medaljen e parë
Chermen Valiev

TIRANË- Mundja shqiptare është përfaqësuar në Paris nga tre rusë. Zelimkan Abakarov, Islam Dudaev dhe Chermen Valiev që i dha Shqipërisë medaljen e parë të bronztë në Lojërat Olimpike, një ngjarje historike për sportin në vendin tonë.

Chermen Akhsarbekovich Valiev është 25 vjeç dhe është pajisur me pasaportë shqiptarë.

Ai ka lindur më10 dhjetor 1998 në Osetinë e Veriut në Rusi. Valiev ka fituar më herët për Rusinë, një titull kampion bote, një Evropian për U23, një kampion kombëtar rus dhe shumë medalje ari në turnetë ndërkombëtare.

Ai është një mundës i stilit të lirë që garoi në 74 kilogramë për Shqipërinë.

Valiev u kualifikua për të përfaqësuar Shqipërinë në Lojërat Olimpike Verore 2024 në Paris duke u renditur i treti në Turneun Olimpik Botëror të Kualifikimit.

Në dhjetë turnetë e Lojërave Olimpike që Shqipëria ka marrë pjesë, Velievi u bë rusi ‘kuqezi’ që do të sjellë medaljen e parë në vendin tonë.

Poll

MOS HUMB