Qytetërim

Kush janë të famshmit me IQ më të lartë

Sipas Mensa International, shoqëria më e vjetër në botë e njerëzve me IQ të lartë, këngëtarja Shakira qëndron në vendet e para dhe ka një IQ prej 140. 

f.t
Kush janë të famshmit me IQ më të lartë
Madonna dhe Shakira

BRITANI E MADHE- Jemi mësuar ti shohim të shkëlqejnë për talentet e tyre në muzikë, aktrim apo fusha të tjera, por yjet e Hollywood janë edhe mjaft inteligjentë. Sipas Mensa International, shoqëria më e vjetër në botë e njerëzve me IQ të lartë, këngëtarja Shakira qëndron në vendet e para dhe ka një IQ prej 140. 

Disa muaj më parë, organizata me bazë në Mbretërinë e Bashkuar publikoi një listë të të famshmëve me IQ mbi mesataren. Ajo përmban të famshëm si Madonna, gjithashtu me një IQ 140, Quentin Tarantino me 160, James Woods me 180. Raporti përshkruan ata me një IQ më të madhe se 139 si “pothuajse gjeni”.

Gjithashtu në krye të yjeve inteligjentë janë edhe: Rowan Atkinson me 178, Lady Gaga me 166. Ashton Kutcher dhe Matt Damon gjithashtu me 160. Lisa Kudrow dhe Cindy Crawford me 154, si dhe Ben Affleck. Steve Martin me 142. Sharon Stone me një IQ 154, filloi kolegjin në qytetin e saj të lindjes në Pensilvani kur ishte vetëm 16 vjeç.

Çfarë është IQ?

IQ nënkupton koeficientin e inteligjencës dhe, me pak fjalë, është një masë e aftësisë arsyetuese të një personi. Me fjalë të tjera, një test IQ supozohet të vlerësojë se sa mirë dikush mund të përdorë informacionin dhe logjikën për t'iu përgjigjur pyetjeve ose për të bërë parashikime.

Një test i koeficientit real të inteligjencës është një vlerësim i strukturuar, i hulumtuar dhe klinik me mbështetje psikologjike dhe i kryer nga një profesionist i trajnuar. Testet e IQ-së fillojnë të vlerësojnë koeficientin e inteligjencës së një personi duke matur kujtesën e tyre afatshkurtër dhe afatgjatë. Ai mat gjithashtu se sa mirë individët mund të zgjidhin enigmat ose të kujtojnë informacionin që kanë dëgjuar, si dhe sa shpejt mund t'i kryejnë këto aktivitete. Ekzistojnë dy komponentë kryesorë të testit: verbal dhe joverbal./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB