
ITALI-Lacioja mund të vetëshkarkohet këtë verë nga 2 prej 3 pagave më të larta të klubit. Po aq, ata mund të mbushin arkat e klubit me tre shitje të fuqishme. Guenduzija po kërkohet me ngulm nga Arsenali dhe për yllin e mesfushës laciale londinezët ofrojnë 50-60 milionë euro, në mënyrë që Lacioja të bindet për t'u liruar nga lojtari i saj kryesor.
Pothuajse 50 milionë ofron edhe Siti për mbrojtësin spanjoll, produkt i Realit të Madridit të moshave, Gilën. As bardhekaltri në zemër, që pranoi pjesëtimin me dy të pagës së vetë për t'u veshur me ngjyrat e skuadrës për të cilën bënte tifoz, nuk është i pashitshëm. "Corriere dello sport" raportonte se nga Arabia dhe nga Anglia po shqyrtohen oferta të parezistueshme, si në drejtim të Lacios ashtu edhe në drejtim të pagës së lojtarit. Kontrata e tij skadon në 2027-n dhe Lacioja për 25 milionë euro mund ta lironte.
Në këtë mënyrë, nga bilanci i pagave vjetore, Lacioja përveçse do të përfitonte mbi 100 milionë euro, do të ulte edhe shpenzimet për paga, 3 milionë Guenduzija dhe 2.8 milionë euro neto Romanjoli, 5.8 në total. Edhe Provedeli dhe Hysaj mund të jenë dy largime të tjera, që do t'ia rregullonin shumë bilancin e pagave skuadrës kryeqytetase. Hysaj, jashtë planeve të skuadrës, por jo tërësisht i papërdorur nga Baroni, fiton 2 milionë euro neto në vit./ZËRI