Qytetërim

Liga e Kampioneve rikthehet me përballje emocionuese

Sonte rikthehen ndeshjet.

k.m.
Liga e Kampioneve rikthehet me përballje emocionuese
Foto ilustruese

EUROPË- Kompeticioni më i rëndësishëm i kontinetit për klube, Liga e Kampioneve, rikthehet në mbrëmjen e sotme. Në orën 18:45, Milani do të presë Newcastle në "San siro" në  sfidën e parë të Grupit F. Anglezët rikthehen në elitën e futbollit europian për herë të parë nga sezoni 2002-03.

Në Milano vjen edhe Sandro Tonali, që dy muaj më parë u transferua te “Magpies” për 70 mln euro. Trajneri Stefano Pioli do të kërkojë fitore në Europë, për të harruar humbjen në derbi 5-1 kundër Interit.

Po në këtë orar, do të luhet ndeshja e vlefshme për Grupin G, Young Boys-Leipzig. Në grupin E, Feyenoord do të presë gjigandët skocez të Celtic në “De Kuip Arena”. Në mbrëmje do të luhet edhe ndeshja tjetër e grupit, Lazio-Atletico Madrid.

Në stadiumin “Etihad”, kampionët në fuqi të Ligës së Kampioneve, Manchester City do të përballen me serbët e Crvena Zvezda-s. Barcelona do të luajë në “Olimpic Lluis Companys” kundër Antwerp të sulmuesit kuqezi Arbnor Muja. Në sfidën tejtër të grupit H,  Shakhtar përballet me Porto.

Në "Parc de Prince", PSG ndeshet me Borussia Dortmund.

SFIDAT E SOTME

Grupi E

Feyenoord – Celtic

Lazio – Atletico Madrid

Grupi F

Milan – Newcastle

PSG – Dortmund

Grupi G

Young Boys – Leipzig

Manchester City – Zrvena Zvezda

Grupi H

Barcelona – Antwerp

Shakhtar – Porto

Poll

MOS HUMB