Qytetërim

Lin Yu Ting/ Atletja interseksuale nga Tajvani që u bë boksiere për të mbrojtur nënën e saj

28-vjeçarja, me origjinë nga Tajvani, mundi Sitora Turdybekova, 22 vjeç, nga Uzbekistani, të premten, më 2 gusht, pas tre raundeve dhe tani është vetëm një fitore larg një medaljeje të garantuar olimpike.

M.M
Lin Yu Ting/ Atletja interseksuale nga Tajvani që u bë boksiere
Lin Yu Ting

PARIS - Lin Yu Ting është atletja e dytë interseksuale (një person lind me anatominë riprodhuese ose seksuale që nuk i përshtatet kutive të "femër" ose "mashkull") që merr pjesë në Lojërat Olimpike këtë vit, një fakt që është diskutuar shumë ditët e fundit pasi të dy boksieret konkurrojnë në boksin e femrave, që disa thonë se është "e padrejtë".

28-vjeçarja, me origjinë nga Tajvani, mundi Sitora Turdybekova, 22 vjeç, nga Uzbekistani, të premten, më 2 gusht, pas tre raundeve dhe tani është vetëm një fitore larg një medaljeje të garantuar olimpike. Turdibekova, ashtu si Carini e Italisë që u përball me intersekualen Imani Kelif të enjten, zbriti nga ringu dhe përfundoi me lot në sy. Përplasja mes 28-vjeçares Lin dhe Turdybekova gjithashtu shkaktoi polemika, pasi Lin gjithashtu dështoi në testin e përshtatshmërisë gjinore në Kampionatin Botëror të vitit të kaluar. Sidoqoftë, Lin dhe Kelif janë lejuar siç duhet nga IOC për të konkurruar në Lojërat Olimpike.

Lin Yu Ting/ Atletja interseksuale nga Tajvani që u bë boksiere
Lin Yu Ting dhe stafi i saj

Siç rezulton, nuk ka asnjë tregues se dy atletet janë transgjinore, pasi ato duket se kanë lindur, janë rritur dhe jetojnë si gra, pavarësisht çdo ndryshimi që trupi i tyre mund të paraqesë nga një trup tipik femëror.

"Lin ishte një femër e regjistruar në lindje,"- tha këshilltari i qytetit të Nju Taipei, Cho Kuan-ting në një postim në Facebook të mërkurën, duke shpjeguar se numri i saj kombëtar i identifikimit fillon me "2", përcaktimi për gratë, ndërsa burrat marrin '1 '. Numri nuk mund të modifikohet, sipas qeverisë së qytetit Hsinchu.

Lin Yu Ting/ Atletja interseksuale nga Tajvani që u bë boksiere
Lin Yu Ting në ring

Kush është Lin Yu Ting - si vendosi të bëhej boksiere?

Për boksieren 28-vjeçare nga Tajvani, vendimi i saj për t'u marrë me këtë sport të veçantë "lindi" nga nevoja e saj për të mbrojtur nënën e saj. Në një intervistë me Liberty në vitin 2013, Yu Ting zbuloi se ajo u mor me këtë sporti në moshën 17-vjeçare për të mbrojtur nënën e saj nga abuzimi i babait i saj.

Pasi fitoi medaljen e artë në Kampionatin Botëror të Boksit Junior për Femra, asaj iu dha një bursë arsimore prej 40,000 dollarë Tajvani, të cilën ia dha nënës së saj për të mbajtur familjen. Babai i saj i kishte braktisur tashmë...

Lin Yu Ting/ Atletja interseksuale nga Tajvani që u bë boksiere
Gjatë ndeshjes

Pasi mori pjesë në Kampionatin Aziatik të Boksit, duke fituar medaljen e artë në 2017 dhe 2019, ajo mori pjesë në Lojërat e saj të para Olimpike në 2021 në Tokio, ku humbi në raundin e 16. Ajo është gjithashtu dy herë kampione e botës, por u eliminua nga gara e femrave vitin e kaluar në Nju Delhi, pasi nuk plotësonte kriteret e pranimit gjinor të Unionit Ndërkombëtar të Boksit. Heroi i saj është boksieri legjendar ukrainas Vassily Lomachenko, dy herë kampion olimpik./ ZËRI

Poll

MOS HUMB