Qytetërim

Liqeni i Ohrit shpallet më i bukuri në Europë

Fshati Lin është një nga perlat e zonës, i njohur për mozaikët antikë dhe kampingjet piktoreske buzë ujit, që ofrojnë relaks total në natyrë.

F.I
Liqeni i Ohrit shpallet më i bukuri në Europë
Liqeni i Ohrit

Liqeni i Ohrit, i cili shtrihet mes dy vendeve po aq të nënvlerësuara: Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.është shpallur vendi më i bukur në Europë nga gazetarët e udhëtimit të Time Out.

Ndryshe nga luksi i Komos, Ohri ofron ujëra të kristalta blu, sfond malor dhe një vijë bregdetare të mbushur me qytete historike që duket sikur kanë mbetur në kohë.

Në anën e Maqedonisë së Veriut, qyteti i Ohrit është atraksioni kryesor, me rrugë me kalldrëm, qindra kisha mesjetare – dikur thuhej se kishte 365, një për çdo ditë të vitit – dhe çati me tjegulla që zbresin drejt liqenit.

Vizitorët mund të kalojnë ditën duke notuar ose eksploruar rrënojat antike, ndërsa mbrëmjen duke shijuar perëndimet spektakolare të diellit mbi male.

Në anën shqiptare, peizazhi është më i egër dhe më pak i zhvilluar turistikisht. Fshati Lin është një nga perlat e zonës, i njohur për mozaikët antikë dhe kampingjet piktoreske buzë ujit, që ofrojnë relaks total në natyrë.

Në listën e “Time Out” me 10 vendet më të bukura në Europë përfshihen edhe destinacione të tjera të jashtëzakonshme si:

-Liqeni i Ohrit, Maqedonia e Veriut
-Banjat termale të Saturnias, Toskanë, Itali
-Giant’s Causeway, Irlanda e Veriut
-Alberobello, Pulia, Itali
-Poçitelj, Bosnje dhe Hercegovinë
-Fjordet norvegjeze, Norvegji
-Kopshtet Kew, Londër, Mbretëria e Bashkuar
-Kanali Prinsengracht, Amsterdam, Holandë
-Lugina e Moselit, Gjermani
-Casa Batlló, Barcelonë, Spanjë

Poll

MOS HUMB