Qytetërim

Lojërat Olimpike / Notarja rrëzohet, ndërhyn urgjenca!

Ajo e mori menjëherë ndihmën e stafit mjekësor, duke e pajisur notaren me një maskë oksigjeni dhe e dërguan në spital.

M.M
Lojërat Olimpike / Notarja rrëzohet, ndërhyn urgjenca!
Ndihma e parë për notaren sllovake

PARIS - Notarja sllovake Tamara Potocka është dërguar në spital dhe është nën mbikëqyrjen mjekësore pasi u rrëzua pranë pishinës në Paris. 21-vjeçarja sapo kishte përfunduar garën e saj në 200 metra të përziera individuale në “La Defense Arena” kur u rrëzua, siç rapoton Eurosport. Ajo e mori menjëherë ndihmën e stafit mjekësor, duke e pajisur notaren me një maskë oksigjeni dhe e dërguan në spital. Notarja sllovake Tamara Potocka u shemb buzë pishinës në “La Defense Arena” dhe u desh të largohej me barelë pasi pësoi një atak astme.

21-vjeçarja arriti të dilte nga pishina para se të ulej dhe të dukej se binte mbrapsht. Ajo u rrethua menjëherë nga stafi mjekësor, të cilët i vendosën një maskë oksigjeni dhe sollën një barelë për ta ndihmuar të dilte nga arena.

Zyrtarët në “La Defense Arena” u thanë gazetarëve se ajo ishte e vetëdijshme, duke dhënë përditësimin rreth 30 minuta pasi sllovakja kishte dal nga arena.Ata deklaruan gjithashtu se ajo ishte dërguar në spital dhe ishte nën mbikëqyrjen mjekësore.

Notarja përfundoi e shtata në garën ne saj, që do të thotë se ajo nuk kaloi në gjysmëfinalet e 200 metrave individuale të përzier. /ZËRI

Poll

MOS HUMB