
TIRANË- Shqipëria është më pranë se kurrë Gjermanisë! Fitorja e djeshme, me rezultatin 2-0 ndaj Polonisë. Një mbrëmje magjike në ‘Air Albania’, ndeshja perfekte e Silvinjos dhe të tijve ngjit kuqezinjtë në vendin e parë në grup, në kuotën e 10 pikëve. Kuotë kjo që na ka siguruar vendin e parë në grupin E.
Megjithatë tani Kombëtarja kuqezi duhet që të japë maksimumin në tri ndeshje të mbetura, ajo me Çekinë dhe Ishujt Faroe në Tiranë, dhe Moldavinë në transfertë. Nëse Shqipëria siguron 5 pikë në tre ndeshjet e mbetura në grupin e saj, 1 fitore dhe 2 barazime, e ka të sigurtë biletën për në Berlin, duke shënuar herën e dytë në histori që kualifikohet në Europian.
NDESHJET QË MBETEN NË GRUPIN E
12.10.2023
Shqipëri-Çeki
Ishuj Faroe-Poloni
15.10.2023
Çeki-Ishuj Faroe
Poloni-Moldavi
17:11.2023
Moldavi-Shqipëri
Poloni-Çeki
20:11.2023
Çeki-Moldavi
Shqipëri-Ishujt Faroe
FOTO TË SHKËPUTURA NGA NDESHJA