
PRISHTINË- Këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi ka lënë pa fjalë banorët e tij të “Big Brother VIP Kosova”. Së fundmi, "virale" e ka bërë deklarata e saj për rrjetin e njohur si 'Only fans'. Teksa po bisedonte me Santiana Malokun, artistja ka treguar që vite më parë ka pasur hapur një llogari “OnlyFans”.
Linda tha që ka marrë shuma marramendëse nga kjo punë, ndërsa tregoi se ka pasur raste kur ka marrë edhe 10 mijë euro në muaj. Por shtoi se në asnjë moment nuk ekspozohet, por sërish fitimet janë të larta.
"Janë pa nuditet, njerëzit paguajnë. Kjo është aftësi zemër. Bëj shumë para duke e bërë. Gati 10000 dollarë në muaj. Kështu që mund ta bësh edhe ti. Përdor atë që ke, që të marrësh atë që do,"-i thotë këngëtarja-modeles Santiana Maloku./ZËRI
VIDEOJA NGA MOMENTI: