Qytetërim

Mashtroi për paratë e bamirësisë, Chiara Ferragni kërkon falje publike

Bëhej fjalë për një panettone, që sigurisht do mbante emrin e Chiara-s sipër dhe kushtonte 9 euro, ndërkohë që çmimi normal për një ëmbëlsirë të llojit të tillë është 4 euro.

A.D
Mashtroi për paratë e bamirësisë, Chiara Ferragni
Chiara Ferragni

ITALI- Chiara Ferragni, blogerja e famshme italiane, prej vitesh tashmë ka krijuar një platformë shumë të susksesshme me miliona ndjekës. Në dhjetor të vitit 2022, Chiara nisi promovimin e një produkti të ri, në bashkëpunim me kompaninë Balocco. Bëhej fjalë për një panettone, që sigurisht do mbante emrin e Chiara-s sipër dhe kushtonte 9 euro, ndërkohë që çmimi normal për një ëmbëlsirë të llojit të tillë është 4 euro.

Qëllimi për këtë rritje çmimi ishte që të ardhurat e marra nga shitja e këtij produkti të shkonin për bamirësi në një spital fëmijësh, pra çmimi justifikohej disi. Mendohet që nga ky bashkëpunim të jenë fituar rreth 1 milionë euro, por ka rezultuar që asnjë qindarkë nuk ka shkuar për bamirësi. Ky zbulim u bë nga inevstigimi i autoriteteve italiane, i cili vazhdonte prej muajsh dhe u finalizua këtë. Chiara bashkë më kompaninë u gjobitën me një shumë prej 1.75 milionë eurosh, për shkak të “skemës” që kishin bërë për të marrë para.

Chiara mori kritika të shumta, madje edhe nga kryeministrja Italiane, Giorgia Meloni. Edhe pse pa i përmendur emrin, Meloni kritikoi shumë hapur Chiarën dhe gabimin e saj gjatë një fjali që dha në festivalin politik ‘Atreju’.

“Shembujt e vërtetë për të ndjekur nuk janë influencerat që fitojnë shumë para duke veshur rroba dhe duke treguar çanta… apo duke promovuar torta që pretendojnë se janë për bamirësi.”, u shpreh ajo duke ironizuar qartazi Ferragni-n.

Reagim për këtë pati bashkëshorti i Chiara-s, Fedez, që mesa duket nuk i pëlqeu dhe aq ajo qe Meloni tha në fjalim. Me anë të një vidoje në Instagram, ai ironizoi prioritetet që shteti kishte, duke thënë:

“A foli Meloni për papunësinë e të rinjve? Jo. A foli për barrën e taksave? Jo. Ajo zgjodhi të paralajmërojë që të bëni kujdes nga njerëzit që punojnë në web. Ky është prioriteti i kryeministres sonë.”

 “Më bën të qesh fakti që kryeministrja mund të thotë diçka të tillë. Ka patur shumë raste që unë dhe gruaja ime kemi bërë diçka të drejtë, dhe shteti asgjë.” Ai përmendi rastin kur bashkë me Chiara-n, mblodhën rreth 4 milionë euro gjatë pandemisë, para që do shkonin për trajtime intensive.

Ndërkohë sot Chiara theu heshtjen, duke kërkuar një falje publike.

Ajo e filloi videon e saj duke thënë:

“Gjithmonë kam qenë e bindur që ata që janë më me fat, kanë përgjegjësinë të bëjnë mirë. Kjo është ajo që unë u mësoj fëmijëve të mi. Gjithashtu u mësojmë se në bëjmë gabime, dhe kur këto gabime ndodhin, duhet t’i pranojmë, dhe nëse mundemi, t’i rregullojmë. Kjo është ajo që dua të bëj tani. Të kërkoj falje dhe të përmirësoj gabimin. Unë do dhuroj 1 milion euro në spitalin Regina Margherita për trajtimin e fëmijëve.”

Chiara shtoi gjithashtu se ka patur një gabim në komunikim dhe një përplasje midis dëshirës për të bërë bamirësi dhe për të bërë reklamë.

Komentet në videon e saj kanë qenë goxha suportuese, dhe shumë prej ndjekësve mbështetën idenë se të gjithë bëjnë gabime dhe se edhe ky moment i keq për Chiara-n, do kalonte./ZËRI

Poll

MOS HUMB