Qytetërim

Max Verstappen shpallet kampion i Formula 1

Holandezi tregoi emocionet për këtë sukses të arritur për herë të tretë radhazi.

i.h.
Max Verstappen shpallet kampion i Formula 1
Max Verstappen shpallet kampion i Formula 1

KATAR- Max Verstappen fitoi titullin kampion bote në Formula 1 për herë të tretë radhazi.

Holandezi e arriti këtë sukses ndërsa ishte ende duke garuar, pasi shoku i skuadrës Sergio Perez doli jashtë piste gjatë garës spirnt të Çmimit të Madh të Katarit. Që të mbante të hapur garën për titull, meksikani duhej që ta mbyllte konkurimin në tri vendet e para.

Ai e nisi nga vendi i tretë por përfundoi në të 11-tin e më pas u përfshi në një aksident me makinën Alpine të Esteban Ocon.

Makina e tij Red Bull më pas ngeci, me Perez që doli jashtë.

Holandezi tregoi emocionet për këtë sukses të arritur për here të tretë radhazi.

“Mendoj se askush nuk e priste brenda skuadrës, që do të kishim një sezon të tillë me shumë suksese. Ne jemi shumë krenarë për arritjet tona ashtu si dhe unë jam shumë krenar, që ulem këtu dhe po flas për titullin kampion”, tha Verstappen.

Ai shtoi se dikur ëndërronte  që të garonte  në Formula 1, apo të fitonte ndonjë garë, por shpallja tre herë kampion bote është e pabesueshme./Zëri.ai 

Poll

MOS HUMB