
SHBA - Duane Keith Davis, personi që dyshohet se ka vrarë reperin Tupac Shakur ka dalë përpara gjykatës. Ai akuzohet se në vitin e largët 1996 ka ekzekutuar reperin Tupac. Davis u arrestua javën e kaluar pasi një juri e paditi atë me akuzat për vrasje me armë. Ai është i vetmi i dyshuar në këtë rast ende gjallë.

Por, gjykimi i Duane Keith Davis, 60-vjeçarit të arrestuar javën e kaluar për vrasjen e reperit Tupac Shakur në vitin 1996, është shtyrë për të enjten, më 19 tetor.
Davis besohet se organizoi planin për të vrarë reperin
Policia beson se Duane Keith Davis, njeriu i arrestuar në lidhje me vrasjen e Tupac Shakur, orkestroi një plan për të kryer krimin me disa persona të tjerë.
"Duane Davis ishte personi që ka thurur planin për të kryer këtë krim,"-tha Lt. Jason Johansson i Departamentit të Policisë Metropolitane të Las Vegas.
"Edhe nëse Davis nuk ishte ai që qëlloi Shakurin, sipas ligjit të Nevadës ai ende mund të akuzohet për vrasje. Pra, nëse ke ndihmuar dikë të kryejë një krim, mund të jesh po aq fajtor,"-shtoi Prokurori i Qarkut Clark, Steve Uolfson. Johansson tha se policia beson se Davis e mori armën që u përdor në krim nga një "bashkëpunëtor i tij i ngushtë", por nuk pranoi të jepte më shumë detaje, duke thënë se detajet do të dilnin gjatë gjyqit.

Kush është i akuzuari dhe akuzat?
60-vjeçari i arrestuar javën e kaluar për vrasjen e reperit Tupac Shakur në vitin 1996 do të paraqitet të mërkurën në gjykatë në Las Vegas për t'u akuzuar për vrasje.
Duane Keith Davis, i njohur si "Keffe D", akuzohet për planifikimin e vrasjes, që i morën jetën 25-vjeçarit, karriera e shkurtër por megjithatë popullore e të cilit çimentoi trashëgiminë e tij si një nga artistët më me ndikim të hip-hop-it në të gjitha kohët. Vdekja e tij për vite me radhë kishte qenë objekt i teorive konspirative. Autoritetet mendojnë se Davisi organizoi planin e vrasjes pasi Shakur i kishte sulmuar nipin, Orlando Anderson./Zëri.ai