
TIRANË- Erjola dhe Meritoni janë përfshirë në debate të forta pas spektaklit të mbrëmjes së djeshme, ndërsa banorja është shfaqur në gjendje tejet të rënduar psikologjike.
Herë në lot, dhe herë të tjera me shpërthime, Erjola duket se nuk e ka përballuar lehtë debatin me reperin dhe moderatorin nga Kosova. Një video e saj, teksa qëndron me Françeskën një oborr, është bërë virale në rrjetet sociale, për shkak të tonalitetit të zërit me të cilin Erjola i është drejtuar Meritonit.
“O mbylle gojën, qepe ooo qelbësirë, e sheh që sjemi mirë dhe përfiton. Të dhjefsha Big Brother-in”, shprehet e acaruar Erjola, ndërkohë që Françeska duket se ka pësuar një shok, për shkak të trembjes.
@bigbrother.albania.vip.3 Te gjith banoret e Big Brother VIP po kalojne nje kriz te madhe ???? #bigbrothervipalbania #fyp #viral #fyppppppppppppppppppppppp #foryoupage #foryou #erjoladoci #franceskamurati ♬ Squid game - Shirudo
Ajo shtrëngon zemrën në një moment, dhe shihet mjaft e trembur. Meritoni e ka sulmuar vazhdimisht Erjolën mbrëmjen e djeshme, duke e etiketuar se po përdoret nga Jul Deda, me të cilin ajo ka një afërsi në javët e fundit.
/ZËRI