TIRANË- Moderatorja Roza Lati, e cila është bërë pjesë e Big Brother ka zbuluar arsyen se pse është ndarë nga ish-i dashuri i saj, me të cilin kishte një lidhje në distancë.
Pa dhënë detaje, Roza tha se ish-partneri nuk ishte pranë saj në momentet më të vështira dhe se më vonë, tentoi të fliste me mamanë e saj, Rita Latin, që të rikthehej.
E pyetur nga banori tjetër, Meriton Mjekiqi, nëse mungesat e tij lidheshin me punën që bënte, Roza nuk preferoi që të bënte më shumë komente.
Roza: Ma bëri golin shumë të shëmtut, por nuk do flas sot për atë gjë se nuk dua t’ia prish humorin vetes. Atë golin e tij se kapërdij dot. Më vjen inat dhe zor se më kapi mamin që të kthehej te unë dhe Rita e donte shumë atë. Vazhdonte të kërkonte. Lidhje në distancë. Distanca nuk shtyhet, nuk erdhi.Në momentet e mia më të rëndësishme nuk ishte asnjëherë.
Meritoni: Ka pas arsye, punë ose probleme.
Roza: Dinte me kë të kishte të bënte. Ka probleme robi, në ditët e mia të zeza, për robin që do, vjen në drekë ikën në darkë.