Qytetërim

"Më ka bërë gruan xheloze", Rogerti e pranon hapur: Kam pasur pëlqim për Juelën, por jam i martuar

Dinamikat, diskutimet dhe deklaratat e forta janë rikthyer sërish, por këtë herë në studio, duke i vendosur protagonistët ballë për ballë njëri-tjetrit.

zh.ll
"Më ka bërë gruan xheloze", Rogerti e pranon hapur: Kam
juela-rogert

VLORË- Mbrëmjen e djeshme në “Post Big Brother” janë rikthyer diskutimet e forta nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania”. Dinamikat, diskutimet dhe deklaratat e forta janë rikthyer sërish, por këtë herë në studio, duke i vendosur protagonistët ballë për ballë njëri-tjetrit.

E tillë ishte deklarata e finalistit Rogert për raportin e tij me Juelën, pasi me këtë të fundit ai pati një raport të ngushtë, që jo pak herë ngriti dhe aludime nga banorët aty brenda, por dhe jashtë saj. Gjatë rrëfimit të tij brenda lojës, Rogerti ka pohuar se ka pasur pëlqim për Juelën, por është tërhequr duke theksuar se është i martuar.

Pas transmetimit të këtyre deklaratave, Juela ka reaguar e habitur në studio, duke u shprehur se ndoshta gjithçka mund të jetë keqkuptuar ose thënë gabimisht. Por Rogerti nuk ka hezituar t’i përgjigjet me një pyetje retorike: “Kush moj është shprehur gabimisht?”.

Diskutimet mes tyre mbremjen e kaluar:

Juela: Nga klipi i fundit duket sikur kënga ime duket si dedikim për Rogertin… po ti pse u përlote?

Rogerti: Sepse ti sakrifikove….

Juela: Unë isha shumë e lumtur që ishe në finale

Rogerti: Nuk më ke mbrojtur aq shumë sa duhej, Livia më ka mbrojtur më shumë….

Ledioni: Nëse nuk do ishe i martuar a do të kishe pëlqim për Juelën?

Rogerti: Patjetër o vëlla, më ka bërë gruan xheloze. Ajo ka takuar gruan time dy herë në kafe

Juela: Ai është shprehur gabimisht

Rogerti: Kush është shprehur gabimisht moj?

Juela: Ai mua nuk më pëlqen në atë aspekt, si njeri më pëlqen shumë

Poll

MOS HUMB